Mbi 50 për qind e votave të numëruara, ky është rezultati i votave për deputetë

Është duke vazhduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga votimet e 28 dhjetorit.
Deri më tani janë numëruar 57,25 për qind e këtyre votave.
Në përditësimin e fundit nuk ka ndryshim të madh në këto votat, ku top 5-shet e partive kanë mbetur të njëjta.
Në Vetëvendosje po prinë Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.
Në Partinë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili.
Ndërkaq, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës po prinë Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Agim Çeku.
Këtu mund t’i ndjekësh LIVE rezultatet për subjekte dhe kandidatë <










