Komuna e Drenasit u bën thirrje qytetarëve të prekur nga vërshimet që të paraqesin kërkesat për dëmshpërblim

Komuna e Drenasit ka njoftuar se të gjithë qytetarët që janë prekur nga vërshimet e fundit duhet të paraqiten me kërkesat e tyre pranë Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve, në mënyrë që të fillojë procesi i verifikimit dhe kompensimit të mundshëm.

Në njoftimin zyrtar thuhet se afati për dorëzimin e kërkesave është dhjetë (10) ditë nga data e publikimit të këtij njoftimi. Kërkesat duhet të jenë të plota dhe të shoqërohen me dokumentacionin përkatës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

  • Të dhënat personale të aplikuesit (emri, mbiemri, numri personal, adresa dhe numri kontaktues);
  • Kopje e letërnjoftimit;
  • Konfirmimi bankar (llogaria bankare në emër të aplikuesit);
  • Fotografi që dëshmojnë gjendjen reale të dëmeve;
  • Çdo dokument shtesë që vërteton pronësinë ose dëmin e pësuar (nëse ka).

Aplikimet dorëzohen personalish pranë Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve, në sportelin nr. 10, në objektin e Komunës së Drenasit.

Komuna ka theksuar se paraqitja me kohë e kërkesave është e domosdoshme, për të mundësuar punën e komisionit dhe vlerësimin e drejtë të dëmeve.

Në fund, institucioni lokal ka garantuar se do të qëndrojë në krah të qytetarëve në këtë situatë të vështirë dhe do të trajtojë me përgjegjësi çdo kërkesë të paraqitur.

Postimi zyrtar i Komunës: