E FUNDIT: Përfundon numërimi i votave në KQZ, reagimi i Bedri Hamzës

Pas përfundimit të numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar me një mesazh falënderues dhe reflektues përmes një postimi në Facebook.
Hamza ka njoftuar se PDK ka marrë 192,407 vota, duke u renditur forca e dytë politike në vend. Ai ka theksuar se ky rezultat përbën një përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve që i kanë dhënë besimin partisë.
“Këtë besim e marrim me përgjegjësi të madhe. Në një garë të vështirë dhe të pabarabartë, ruajtja e votës sonë është dëshmi se mijëra qytetarë besojnë në punën, seriozitetin dhe vlerat që PDK-ja i përfaqëson,” – ka shkruar Hamza.
Në mesazhin e tij, ai ka shtuar se Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të punojë për çdo qytetar, pa dallim, duke theksuar nevojën për riorganizim dhe konsolidim të brendshëm pas këtij procesi zgjedhor.
“Ky besim na obligon më shumë se kurrë që të riorganizohemi, t’i konsolidojmë radhët tona dhe ta intensifikojmë veprimin politik,” – ka theksuar ai, duke përmbyllur mesazhin me fjalët: “Faleminderit për besimin! Puna jonë vazhdon!”
Ky reagim i Hamzës vjen në një moment kur rezultati përfundimtar i zgjedhjeve ka konfirmuar PDK-në si forcën e dytë politike në vend, duke ruajtur një bazë të fortë elektorale pavarësisht sfidave dhe garës së ngushtë me partitë e tjera.
Postimi i plotë nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza:
Faleminderit!
Numërimi i votave ka përfunduar. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 192,407 vota dhe është renditur e dyta.
Këtë besim e marrim me përgjegjësi të madhe.
Në një garë të vështirë dhe të pabarabartë, ruajtja e votës sonë është dëshmi se mijëra qytetarë besojnë në punën, seriozitetin dhe vlerat që PDK-ja i përfaqëson.
Ky besim na obligon më shumë se kurrë që të riorganizohemi, t’i konsolidojmë radhët tona dhe ta intensifikojmë veprimin politik.
PDK do të vazhdojë të punojë për çdo qytetar, pa dallim, në çdo platformë ku jemi të pranishëm, me këmbëngulje dhe me bindjen se Kosova meriton më shumë dhe më mirë.
Faleminderit për besimin!
Puna jonë vazhdon!










