Familja e Dolces reagon pas deklaratës së fortë të Leonora Jakupit në BBVK4

Pas deklaratës së fortë të Leonora Jakupit në “Big Brother VIP Kosova 4”, nuk ka munguar reagimi nga familja e konkurrentes Dolce.
Në llogarinë zyrtare të saj në Instagram, përmes një Instastory, familjarët kanë shpërndarë një reagim thumbues që duket se i drejtohet pikërisht këngëtares së njohur.
Në reagim thuhet:
“Kur gjykon mua, shpejt harron të kaluarën tënde… Pastaj në moshën që ke, normal që vetëm gjumi të ka ngelur.”
Ky postim ka ngjallur menjëherë reagime në rrjete sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që mbrojnë Dolcen dhe atyre që i japin të drejtë Leonorës.
Përplasja mes tyre ka ndezur debatet në publik, duke e kthyer këtë moment në njërin nga më të komentuari të javës në “BBVK4”.
Shiko postimin në Instagramin e Dolces:











