Bedri Hamza kërkon rinumërim të plotë të votave: “Çdo vonesë cenon besimin qytetar”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas zbulimit të mospërputhjeve të mëdha gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave në disa komuna të vendit.
Hamza ka theksuar se këto mospërputhje janë tepër shqetësuese dhe se në këto rrethana, rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është i domosdoshëm për të ruajtur integritetin e procesit zgjedhor.
“Janë tepër shqetësuese mospërputhjet e mëdha të zbuluara gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave. Në këto rrethana të krijuara, si Kryetar i PDK-së vlerësoj se rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm dhe i drejtë,” – ka deklaruar Hamza.
Ai ka kërkuar që institucionet përgjegjëse të veprojnë menjëherë, duke e cilësuar si obligim kushtetues mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor.
“Institucionet përgjegjëse e kanë obligim kushtetues të veprojnë menjëherë për ta mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor. Çdo vonesë apo hezitim është cenim i drejtpërdrejtë i besimit qytetar,” – ka shtuar ai.
Ky reagim i Hamzës vjen në një moment kur po shtohen dyshimet dhe debatet publike mbi saktësinë e rezultateve zgjedhore dhe transparencën e procesit të numërimit të votave në vend.
Postimi i plotë nga Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza:










