Lëshohet kënga “Mall për nënën”, Elijona shpërthen në lot

Një moment emocional ka ndodhur sot në shtëpinë më të madhe në vend, ku Elijona ka shpërthyer në vaj për nënën e saj të ndjerë.

Gjatë një aktiviteti të zakonshëm, Elijona u përball me një situatë të papritur që e preku thellë.

Ajo dëgjoi një këngë të veçantë për nënën, e cila e bëri atë të ndjehet e mbushur me emocione të forta.

“Mall për nënën” ishte titulli i këngës që e bëri Elijonën të derdhë lot.

Kjo situatë e ndihmoi atë të shprehte dhimbjen e thellë që ndjen për humbjen e saj.

Elijona, e cila ka kaluar një tragjedi të madhe, ka humbur nënën dhe motrën e saj në një aksident rrugor në Kroaci.