BEFASI / Dy zarfe të zinj në shtëpinë e BBV, anulohet televotimi

Anulohet televotimi për 10 banorët në nominim.

Në një njoftim zyrtar, nga Vëllai i Madh, bëhet me dije se dy zarfe të zinj kanë mbërritur në shtëpinë më të ndjekur në vend.

Në njoftim theksohet se Vëllai i Madh ka marrë masa, të cilat do të zbulohen në spektaklin e sotëm. Deri më tani nuk dihen arsyet e zarfeve të zinj.

Në faqen zyrtare të “BBVA” thuhet se televotimin aktual anulohet dhe detaje do të zbulohen mbrëmjen e sotme.

“Televotimi aktual anulohet. Vëllai i Madh ka marrë masa, të cilat do të zbulohen mbrëmjen e sotme!”, thuhet në publikim.

Ndryshe në nominim ishin 10 banorët, Angelo, Artan, Keijisi, Juela, Greta, Krusita, Rogert, Mal, Miri dhe Mateo.