Moti / Gjermania paralajmëron për “akull të zi” në rrugë

Shërbimi meteorologjik i Gjermanisë ka lëshuar një paralajmërim për rrezikun nga “akulli i zi” në rrugë, duke përfshirë zonat nga Hamburgu deri në Bavarinë qendrore, si dhe të gjithë shtetin e North Rhine-Westphalia.
Autoritetet po rekomandojnë që qytetarët të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të qëndrojnë brenda shtëpisë sa më shumë që të jetë e mundur, sipas raportimeve të medias gjermane Bild.
Gjatë natës së fundit, Gjermania ka regjistruar një numër të konsiderueshëm aksidentesh rrugore për shkak të rrugëve të akulluara.
Në shtetin e Baden-Württemberg, autoritetet njoftuan disa aksidente të shkaktuara nga akulli, transmeton Teleshkronja Post.
Në disa zona të Bavarisë, shumë rrugë do të mbeten të mbyllura edhe sot, për shkak të rrezikut nga rrëzimi i pemëve ose thyerja e degëve










