Djegia e Kuranit në Gjakovë, libri i shenjtë u gjet në mbeturina

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Çabratit në Gjakovë, ku persona ende paidentifikuar dyshohet se kanë dëmtuar dhe djegur Kuranin.
Siç merr vesh Klankosova.tv, në vendin ku u gjet libri i shenjtë gjuhet bërlloku dhe ajo pjesë është zonë e pabanuar.
Edhe pse hetimet kanë nisur, akoma nuk janë identifikuar personi apo personat e përfshirë.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj bëri të ditur se procesi po vazhdon dhe janë në fazë të grumbullimit të provave.
Ai shtoi se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i Prokurorisë Speciale.
Lexo edhe : Parandalohet kontrabandë në Burgun e Mitrovicës, kapen drogë dhe telefona










