Analisti Asdren Shala: Veriu, rrena më e madhe e Kurtit (VIDEO)

Analisti politik Azdren Shala ka treguar se kush mendon që i ka sjellë vota Lëvizjes Vetëvendosje, duke e kritikuar për veprimet e tij në Veriun e Kosovës.

Në emisionin “Jehona Politike” në televizionin Klan Kosova, ai ka thënë se veriu i dërgoi më së shumti vota partisë që tashmë është në krye të ekzekutivit në detyrë.

“Pika kryesore që i ka sjellë vota Lëvizjes Vetëvendosje është veriu”.

“Tregimi i Albin Kurtit për veriun është dominant njerëzit me të vërtetë mendojnë se Kurti ka shtrirë sovranitet. Veriu është rrena më e madhe e Kurtit”, ka thënë Asdren Shala.

Shikoni videon e plotë :