Sami Lushtaku, kryetari i Skenderajt ka folur rreth deklaratës së tij rreth Adriana Matoshit ku u pyet se a e ka ndryshuar mendimin.
“Jo valla hiç se kam ndryshyar mendimin rreth Adriana Matoshit”, tha Lushtaku në “DebatPlus”.
Ai shtoi se Vetëvendosja e ka fut gjuhen e fyerjes, dhe se kurr më parë askënd ai se ka sharë.
Më tej ai kërkoi nga Kurti që ” lidhi këto kudra”.
“Nëse dikush e ka pru këtë gjuhë të urrejtjes është pikërisht Vetëvendosja, nuk jemi ne. Asnjëherë nuk kam dal me sha a me fy dikënd, kam qenë shumë i kujdesshëm deri më tani. Unë mendoj që secili që del dhe e përmend emrin tim pa fakte dhe argumente, tash e mas e kam menën me iu kundërpërgjigj. Nuk ka mundësi që një deputete me fy e me sha me njollos e përbaltë, e unë me ndejt si spektator. Lagja Lushtaku, minimum i ka pasë dy ushtarë të UÇK-së. Kemi shumë deshmorë. Prandaj, nëse dikush e ka fillu këtë e ka fillu Vetëvendosja, e ka fillu edhe zonja Matoshi. Prandaj unë i them Albinit, lidhi këto kudra. Se boll është. Boll është boll.” – tha ai.








