Ramiz Lladrovci kërkon kthimin e Fatmir Limajt, Remit, Selimit e Jahjagës në PDK

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar që Partia Demokratike e Kosovës të jetë e hapur ndaj figurave të njohura.

Ai ka përmendur Limajn, Rrustem Mustafën e Atifete Jahjagën.

Postimi i tij i plotë:

Hapja e PDK-së ndaj personaliteteve të pa përfshira në rrjedha politike, është e domosdoshme në këtë kohë vendimtare për kthesën e fortë që i duhet vendit, për të arritur fitore më 28 dhjetor. Kosova ka nevojë për ndryshim të kursit, menjëherë.

PDK do të bëhej më e fortë me profilet e Sylejman Selimit, Fatmir Limajt, Rrustem Mustafës, Atifete Jahjagës, Buna Mustafës, Kolë Krasniqit, apo përfshirja e vajzave të Profesor Çettës, Agatës dhe Donikës si dhe personaliteteve tjera për zgjedhjet që na presin.

Skena politike ka nevojë për kompetencë, përkushtim dhe besim, me burime njerëzore për shtet dhe përfaqësim të duhur. Për kureshtje, nëse e shohim përbërjen e degës së PDK-së në Prishtinë para dy dekadave kishte dhjetëra profesorë e doktor shkencash, të cilët sot i mungojnë PDK-së dhe Parlamentit.

Kosovës i duhet qartësim i rrugës dhe vlerave mbi të cilat u ndërtua. Me vullnet e përkushtim, arrihet fitorja!