Anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi, i cili njihet si burri i Albulena Haxhiut, e ka shkruar një status të çuditshëm.
Ndonëse kritikon zyrtarët e ish-partive opozitare, ai nuk ka përmendur emra.
Megjithatë, ka komentuar debatin në mes të ish-deputetes së VV-së, Ardiana Matoshi, dhe kryetarit të Skenderajit, Sami Lushtaku.
“Rasti 1: Plot 12 herë i drejtohesh me fjalën ju lutem dhe në fund përfundon i anatemuar. Rasti 2: Tjetri që shan e fyen si paramilitar (Pros******, Ku***,Bud***** )merret në mbrojtje nga ata që fjalën ju lutem e kuptojnë si dobësi”, ka shkruar Krasniqi.








