Këta janë kandidatët për deputet nga Drenasi

Partia Demokratike e Kosoves ka publikuar kandidatët për deputet për zgjedhjet nacionale me 28 dhjetor.

Postimi i Petrit Hajdarit;

130 PDK Drenasi në zgjedhjet e 28 Dhjetorit me përfaqësim dinjitoz

Komuna e Drenasit hyn në zgjedhjet e 28 Dhjetorit me kandidatë që përfaqësojnë vlera, punë dhe përkushtim.

Ferat Shala, Fadil Demaku, Altin Krasniqi, Adnan Thaçi, Albulena Saliuku, Valentina Leku Gashi, Salih Dvorani, Bashkim Gllareva dhe Isak Neziri nga diaspora janë emra që vijnë para qytetarëve me integritet dhe gatishmëri të plotë për t’i shërbyer Drenasit dhe Kosovës.

Drenasi meriton të ketë zë të fuqishëm dhe përfaqësim dinjitoz në institucionet e vendit. Këta kandidatë janë garancia se fjala e qytetarëve do të dëgjohet qartë dhe se angazhimi i tyre do të përkthehet në rezultate të prekshme.

Përkrahja për Bedri Hamzën është përkrahje për një profesionist të dëshmuar dhe një njeri me përvojë të thellë shtetërore, i cili në çdo hap ka treguar se Kosova është e para.

PDK130 zgjedhja e fuqisë, vizionit dhe të ardhmes së Kosovës.

Kosova mundet #mamirë.