Fatmir Limaj fton konferencë “të jashtëzakonshme”, do ta përkrah PDK

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka ftuar konferencë të jashtëzakonshme për media.
Limaj, i cili ende s’e ka publikuar listën e garuesve të Nismës, afat ky i cili përfundon para mesante, tha se do të ketë adresim për media.
“Përshëndetje të nderuara media, Ju ftojmë në Konferencë të Jashtëzakonshme për Media, e cila do të mbahet sonte, nga ora 21:30, në selinë qendrore të Nisma Socialdemokrate, në Pejton. Konferencën do ta mbajë kryetari Fatmir Limaj”, thuhet në njoftim.
Sipas burimeve të TeleshkronjaPost, do ta përkrah PDKnë dhe nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.
21:40 – Fatmir Limaj në konferencë për media deklaroj se, nëse Nisma kalon pragun, ai pas zgjedhjeve do ti bashkohet PDK-së.
Konferenca e plotë nga Fatmir Limaj:










