Numërohet arrin 90,89% të vendvotimeve, LVV mbi 50%

Sipas përditësimit të fundit në platformën zyrtare të rezultateve preliminare për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë me 50,13% të votave, apo 400,793 vota.

Deri në ora 21:24, janë procesuar 2,324 nga 2,557 vendvotime (90,89%), ndërsa pjesëmarrja e raportuar është 41,26% — 824,850 votues nga 1,999,204 të regjistruar.

Në renditjen e subjekteve kryesore politike, pas LVV-së vijnë:

  • PDK me 20,94% (167,408 vota),
  • LDK me 13,93% (111,338 vota),
  • AAK me 5,88% (47,021 vota),
  • Srpska Lista me 3,49% (27,863 vota),
  • NISMA me 1,64% (13,094 vota).

Rezultatet mund të pësojnë lëvizje me përmbylljen e numërimit të vendvotimeve të mbetura dhe me përditësimet zyrtare të radhës.