VV-ja i fitoi votat në Ferizaj, Agim Aliu i falënderon qytetarët që e mbështetën PDK-në

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi 60% të votave në Ferizaj.
E kryetari i komunës që vjen nga PDK-ja, Agim Aliu, që 2 muaj më parë fitoi me 60% të votave, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen.
Postimi:
Në bazë të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor, në procesin e djeshëm zgjedhor, të qetë e demokratik, zhvilluar me pjekuri të lartë qytetare e politike, rezultoi se fituese e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës është Lëvizja Vetëvendosje!, së cilës i uroj fitoren dhe punë të mbarë në drejtimin e vendit.
Falënderoj qytetarët për mbështetjen e vizionit të Partisë Demokratike të Kosovës, kandidatit tonë për Kryeministër, z. Bedri Hamza dhe kandidatëve tonë për deputetë në Kuvendin e Republikës.
Falënderoj anëtarët, përkrahësit e aktivistët e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj e në gjithë vendin, për angazhimet, përpjekjet në këtë proces zgjedhor për forcën tonë politike.
Uroj ditë të mira, zhvillim, mirëqenie e progres për të gjithë!










