Këta janë top 10 kanidatët më të votuar nga LDK-ja

Nëpër Qendrat Komunale të numërimit, po verifikohen votat e subjekteve politike dhe numërohen votat e kandidatëve.

Kur janë numëruar 10.29 % e tyre, Lëvizja Vetëvendosje prin me më së shumti vota, pasuar nga PDK, LDK dhe AAK.

Sa i përket numrit të votave të kandidatëve nga Lidhja Demokratike e Kosovës, rënditja është si më poshtë:

Në dhjetëshen e parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë: Lumir Abdixhiku me 7,481 vota të siguruara, Hykmete Bajrami me 4,730 vota, Ukë Rugova me 4,057 vota, Doarsa Kica me 3,728 vota, Avdullah Hoti me 3,639 vota, Kujtim Shala me 3,304 vota, Anton Quni me 3,304 vota, Armend Zemaj me 2,499 vota, Lutfi Haziri me 2,271 vota dhe Janina Ymeri me 1,887 vota që e kompleton dhjetëshen e parë.