Ramiz Lladrovci: Disa kapedan të politikës, janë alergjik ndaj hapave të hidhur

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë një reagim domethënës në rrjetet sociale, ku ka folur për realitetin e vështirë të politikës dhe karakterin që kërkon ajo.

Ai ka theksuar se në politikë, ndonjëherë është e pashmangshme të përballesh me “hapa të hidhur”, por se thelbësore është të mos mësohesh me to.

“Në politikë, rastis të kapërdini hapin e hidhur. Çështja është të mos mësoheni me hapat e hidhur. Disa kapedan të politikës janë alergjik ndaj hapave të hidhur, duan vetëm hapa të ëmbël. Hapat e ëmbël nuk sjellin çdo herë shërim!”, ka shkruar Lladrovci.

Mesazhi i tij shihet si një reflektim mbi situatën aktuale politike dhe raportet brenda partive, duke lënë të hapur interpretimet për kë u drejtohet kjo deklaratë. Lladrovci njihet për gjuhën e drejtpërdrejtë dhe qëndrimet kritike ndaj fenomenit të oportunizmit politik.

Analistët politikë e kanë lexuar këtë reagim si një paralajmërim moral për ata që, sipas tij, kërkojnë vetëm përfitime të shpejta në politikë, pa kaluar nëpër sprovat e vështira që e ndërtojnë karakterin e lidershipit.