Dy persona gjenden të vdekur në një vilë në Pejë, policia jep detaje

Dy persona janë gjetur pa shenja jete në rrugën e KFOR-it, në një vilë në Pejë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
I njëjti ka thënë se mjeku kujdestar në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e tyre.
“Sipas njoftimit, sot rreth orës 15:10 policia është informuar se në një vilë në rrugën e KFOR-it dy persona dyshohet se ishin pa shenja jete. Në vendngjarje është lajmëruar edhe emergjenca. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tyre”, njofton Gashi.
Burime të Gazetës Insajderi kanë thënë se viktimat janë rreth të 20-tave.
Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, tha për Gazetën Insajderi se për rastin kanë identifikuar dëshmitarë dhe se viktimave pritet t’u bëhet autopsia me urdhër të prokurorit.










