Koloneli në pension, Afrim Veseli: “Secili qytetar që s’anon politikisht, për Bedri Hamzën ka vetëm fjalë të mira”

Ish-ushtaraku dhe koloneli në pension, Afrim Veseli, ka publikuar një shkrim në rrjetet sociale ku ka vlerësuar lartë figurën e Bedri Hamzës, duke e cilësuar atë si një personalitet të ndershëm, të urtë dhe me integritet të lartë moral e profesional.

Veseli theksoi se çdo qytetar i Kosovës që nuk është politikisht i anuar, për Bedri Hamzën ka vetëm fjalë të mira, njofton TeleshkronjaPost.

“Po, ai i udhëhoqi këto zgjedhje dhe rezultati dihet tashmë. Por kjo s’mund t’i mvishët Bedriut. Përkundrazi, edhe ky rezultat, në këtë kohë dhe situatë në parti, tregon se ai doli mirë”, ka shkruar koloneli në pension.

Sipas tij, Hamza është i dalluar për burrëri dhe sjellje të matur në çdo detyrë që ka pasur.

“Askush s’mba mend një fjalë të keqe nga ai. Paramendoni nëse bëjmë krahasime me ministrat që kanë qenë në atë dikaster, e edhe me atë që është sot në detyrë – Bedriu është larg secilit në çdo aspekt”, shkruan Veseli.

Ai e përshkroi Hamzën si një intelektual të pjekur, pa afera dhe me tipare të forta burrnore që i kanë munguar politikës sonë.

“Bedriut nuk i duhet asnjë post, as partiak e as shtetëror – ai është i përmbushur. Por si Bedriu pak kemi, dhe vendi ka nevojë për njerëz si ai që Kosova të qeveriset mirë”, përfundon shkrimi i kolonelit Afrim Veseli.

Postimi i plotë: