Nuk i mori votat për kryekuvendare, sa vota i mori në zgjedhje Albulena Haxhiu

162 mijë vota për Albulena Haxhiun — e treta më e votuar në Vetëvendosje, edhe pse mbeti pa ulësen e Kryekuvendares!
Në listën e kandidatëve më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka arritur një rezultat mbresëlënës në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Ajo është renditur e treta më e votuar në subjektin e udhëhequr nga Albin Kurti, menjëherë pas Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës, shkruan Teleshkronja Post.
Sipas rezultateve të publikuara deri tani, Haxhiu ka siguruar mbi 162 mijë vota, duke konfirmuar mbështetjen e gjerë që gëzon në elektoratin e Vetëvendosjes dhe më gjerë.
Kjo e vendos atë ndër figurat më të fuqishme politike të VV-së, me ndikim të drejtpërdrejtë në strukturën e partisë dhe në opinionin publik.
Performanca e saj e lartë elektorale shihet si një tregues i rritjes së besimit qytetar që kanë mbajtur poste të ndjeshme në qeveri, në veçanti në drejtësi.
Burime brenda VV-së thonë se rezultati i Haxhiut mund të ketë ndikim edhe në balancat e brendshme të partisë pas zgjedhjeve, sidomos në ndarjen e roleve politike për fazën e re qeverisëse.
Albulena Haxhiu në zgjedhjet e kaluara kishte një sfidë reale ku u kandidua për kryetare të Kuvendit, por nuk arriti asnjëherë të zgjidhjej me mbi 55 seanca votimi.
Haxhiu ka qenë Ministre e Drejtësisë, dhe shkurt gjatë bllokadës u zgjodh nënkryetare e Kuvendit të Kosovës. E tash mbetët të shihet roli i saj në qeveri apo Kuvend pas fitores së VV. /TeleshkronjaPost/











