Në emisionin “Jehona Politike” u diskutuan temat aktuale politike në vend.Mes tyre ishte edhe çështja e Listës Serbe, parti kjo e serbëve të Kosovës, e cila kontrollohet nga Beogradi.
Së fundmi, KQZ pati refuzuar certifikimin e saj për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit, por që më pas, pas ankesës së LS-së në PZAP, kjo e fundit mbështeti ankesën e tyre dhe urdhëroi KQZ-në ta ndryshojë vendimin.
Panelistët e emisionit “Jehona Politike” zhvilluan një debat të ashpër mbi atë se a është parti terroriste “Lista Serbe” apo jo.
Azdren Shala dhe gazetarja e Klan Kosova, Arbreshë Uka, patën një diskutim të ashpër për votën që Lista Serbe ia dha Valon Prebrezës së LVV-së në Komunën e Fushë-Kosovës për konstituimin e Kuvendit Komunal.
“Ligji për Vetëqeverisje Lokale nuk ia garanton Listës Serbe vendet e garantuara në asambletë komunale, ato i merr me votë”, tha Uka.
Shala ndërkaq tha se kjo çështje është edhe më keq sesa në rastin e Kuvendit të Kosovës, ku pakicat i kanë vendet e garantuara.
Madje, ai tha se Lista Serbe është organizatë terroriste.
Vullnet Krasniqi tha se nuk mund të jetë e njëjtë një asambliste e Listës Serbe në Fushë-Kosovës me Sllavko Simiqin. “Nuk janë njëjtë”, tha ai.
“Asamblisti në fjalë në Fushë-Kosovë është zyrtar i Listës Serbe. Lista Serbe, sipas Kurtit, është organizatë terroriste. Qysh bashkëpunon ky me terroristë? Pavarësisht dallimeve. Unë po flas me kutin e Albin Kurtit. Le të na kallxon Valon Prebreza se si bashkëpunon me terroristë”, deklaroi Shala.
E opinionisti Labinot Balaj mori një shembull për të bërë paralelizëm.
“Pak a shumë si parabola e Ramush Haradinajt. E skualifkojke Albin Kurtin si eksponent të BIA-s e UDB-as…”, tha Balaj, por u kundërshtua nga Shala, duke i thënë se nuk janë këto fjalë të Haradinajt.
“Ai ka thënë se po i çon ujë në mulli të Serbisë”, shtoi Shala.
Për rastin e Fushë-Kosovës, Balaj tha se Prebreza ka gabuar, teksa shtoi se Lista Serbe është terroriste.








