Abelard Tahiri zhvillon një bisedë telefonike me Thaçin: E njoftova se zëri i shqiptarëve do të dëgjohet fuqishëm në Shkup

Abelard Tahiri, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Hagë.

Tahiri ka thënë se është gjithmonë emocionuese biseda me ish-presidentin Thaçi.

Ai ka bërë të ditur se përmes bisedës e ka njoftuar edhe për protestën e OVL UÇK-së që do të mbahet nesër në Shkup.

“Gjithmonë emocionuese me bisedu me Presidentin Thaçi. Në bisedën telefonike që pata sot me të, e njoftova se nesër zëri i shqiptarëve do të dëgjohet fuqishëm në Shkup, sepse kur kërkohet drejtësi, nuk ka kufij. Drejtësi dhe liri për çlirimtarët, për ata që i dhanë liri këtij vendi dhe dinjitet këtij populli!”, thuhet në postimin e Tahirit në Facebook.