Alba e ‘gjuan’ me miell në fytyrë Labinot Rexhën (VIDEO)

Në shtëpinë më të madhe në vend po ndizet gjithnjë e më shumë dinamika mes banorëve — dhe këtë herë në qendër të vëmendjes është Alba.

Pas tensioneve të ditëve të fundit, ajo ka vendosur t’ia kthejë Labit në mënyrën më kreative dhe, njëkohësisht, më qesharake të mundshme.

Gjithçka nisi kur Labi aludoi se Alba po “bënte sehire” brenda shtëpisë, një deklaratë që u komentua gjerësisht si provokuese. Por Alba nuk e la me kaq.

Në vend që të debatonte, ajo thuri një plan “magjik” për t’ia kthyer me shaka.

Në orët e para të mëngjesit, me pak miell në duar, Alba iu afrua Labit që po flinte dhe ia hodhi në fytyrë, duke shqiptuar edhe një fjalë që zakonisht lidhet me magjinë dhe magjistarët.
Momenti u shoqërua me të qeshura dhe habi nga banorët tjerë, ndërsa Labi mbeti pa fjalë për disa sekonda.

Ky veprim i Albës ka ndezur rrjetet sociale, ku shumë komentues e kanë cilësuar si “hakmarrje me stil”, ndërsa të tjerë mendojnë se ajo thjesht po e përdor humorin për të ulur tensionin brenda shtëpisë.

Në çdo rast, skena është bërë një ndër momentet më të komentuara të javës në reality show.

Për më shumë, ndiqni videon e plotë më poshtë: