Albin Kurti: Në qeverisjen tonë kombinuam Kantin, Millin, Aristotelin – drejtësi, moral, lumturi maksimale për shumicën

Në një video të publikuar nga partia Vetëvendosje, lideri i saj dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti foli kështu.
Në qeverisjen tonë, kombinuam drejtësinë normative kantiane (morali si burim i veprimit) me utilitarizmin e John Stuart Mill (lumturi maksimale për shumicën), duke i integruar këto në vendimmarrje dhe marrëdhënie me njerëzit. Për zyrtarët shtetërorë, ndoqëm etikën e virtytit të Aristotelit, duke theksuar rëndësinë e udhëheqësve të virtytshëm në pozita kyçe, por gjithmonë të lidhur me popullin. Ky “trekëndësh” Kant–Mill–Aristoteli u zbatua me sukses në politikëbërje dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, duke treguar që ishte i dobishëm.
Video:










