“Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës”

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije se Albin Kurti më nuk do të jetë kryeministër i Kosovës.

Ai ka vlerësuar se i pari i VV-së është një demagog.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se këtë gjë Kurti do ta merr vesh në mbrëmjen e ditës së zgjedhjeve.

“Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës. Më 28 dhjetor në mbrëmje e merr vesh demagogu”, ka shkruar Hamiti.