Albin Kurti për mashtrimin me dronin Skifter

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka folur rreth kompanisë e cila mashtroi për dronin Skifter.

Kurti tha se ‘nuk i di hollësitë e të gjitha kompanive që viziton’ por se ‘është i hapur t’i dëgjojë kritikat nëse nuk ka qenë diçka ashtu siç është prezantuar’.

Ai u shpreh rreth dronit se:

“Unë kam vizituar me qindra kompani anë e mbanë Kosovës gjatë këtij 4-vjeçari; nuk mund të them se mund t’i di hollësitë e secilës kompani, mirëpo natyrisht që unë jam i hapur t’i dëgjoj edhe kritikat atëherë kur diçka nuk ka qenë ashtu siç më është prezantuar. Por duhet ta keni parasysh se, kur vjen te aspektet e hollësishme teknike e profesionale, nuk mund t’i di paraprakisht se cilat janë ato saktësisht për secilën kompani”, tha Kurti para mediave teksa pati një vizitë në Odën e Mjekëve të Kosovës.