Albin Kurti: Qytetarët “po i ngrohin me rrymë dhomat më shumë se ç’është normale”

Albin Kurti i Vetëvendosjes në ditën kur KESCO kërkoi rritje të sërishme të çmimit të energjisë elektrike, për të katërtën herë gjatë mandatit të tij qeverisës, pati një koment interesant.

Ai u ankua se qytetarët e Kosovës ngrohen me rrymë më shumë se ç’është normale, transmeton Teleshkronja Post.

Kjo sepse njerëzit “kanë qef nxehtë”, tha ai, dhe se kjo duhet të menaxhohet.

“Duhe me menaxhu faktin se po ngrohemi me rrymë tepër shumë. Përveç asaj që ne ngrohemi me rrymë, ne ngrohemi shumë me rrymë. Temperaturat në dhoma i kemi dukshëm më të larta se ç’është normale. Kena qef nxehtë. Sa i përket konsumit neve na duhet me menaxhu ngrohjen”, tha ai.

Shikoni videon e plotë: