Kandidati për Kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka dhënë sinjalin e qartë të nisjes së fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
Në një postim të shkurtër por domethënës në rrjetet sociale, Hamza ka shpërndarë mesazhin:
“Gjithçka është gati: lista, ekipi dhe energjia pozitive. Mobilizimi për fitore ka nisur. PDK është gati!”
Ky mesazh shihet si hyrja zyrtare e PDK-së në garën zgjedhore me tone optimiste dhe me një qasje që synon të përcjellë besim e vendosmëri tek elektorati. Burime brenda partisë bëjnë të ditur se struktura organizative e PDK-së tashmë ka finalizuar listën e kandidatëve për deputetë dhe po përgatitet për fushatën që pritet të jetë një ndër më të fuqishmet në historinë e partisë.
Bedri Hamza, që shihet si një prej figurave më të përgatitura në fushën ekonomike dhe menaxheriale, ka qenë më herët Ministër i Financave dhe njihet për stilin e tij të qetë por vendimtar në politikë.
Në kampin e PDK-së mbizotëron bindja se 28 dhjetori do të jetë “dita e kthesës” për Kosovën.
Teleshkronja Post do të përcjellë nga afër zhvillimet e fushatës dhe angazhimet e kandidatëve gjatë kësaj periudhe vendimtare politike.








