Në një deklaratë përmes rrjeteve sociale, kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Besim Hasani, ka vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe përkrahjes institucionale për suksesin e sportistëve kosovarë në arenën ndërkombëtare.
“Kur jemi bashkë dhe kemi përkrahje institucionale, siç kishim nga Presidenti Thaçi, sportistët tanë arrijnë të na dhurojnë medalje të arta,” ka theksuar Hasani, duke përmendur me krenari trajnerin Driton Kuka dhe kampionen olimpike Majlinda Kelmendi si simbole të suksesit dhe të krenarisë kombëtare.
Sipas Hasanit, përkushtimi i sportistëve dhe mbështetja e institucioneve janë çelësi për të vazhduar ngritjen e sportit kosovar në skenën botërore.
“Krenaria e kombit – Driton Kuka, Majlinda Kelmendi!”, përfundon postimi i tij, i shoqëruar me mesazhin për unitet dhe përkrahje të sportit elitar.








