Besim Hasani për Presidentin Thaçi: “E vërteta dhe drejtësia do të triumfojnë”

Kandidati i PDK-së për deputet, Besim Hasani, ka shprehur sot qëndrimin e tij në mbështetje të Presidentit Hashim Thaçi, duke e cilësuar atë si udhëheqës të luftës dhe burrështetas që po përballet me padrejtësi.
Në deklaratën e tij, Hasani theksoi se beson fuqishëm në triumfin e së vërtetës dhe drejtësisë, ashtu siç triumfoi Kosova në rrugën e saj drejt lirisë dhe shtetndërtimit.
“Historia nuk mund të burgoset, sepse ajo është e shkruar me gjakun e bijve më të mirë të këtij kombi,” tha Hasani, duke shtuar se ky është moment për unitet kombëtar dhe respekt ndaj sakrificës së brezit që solli lirinë.
Ai përmbylli mesazhin e tij me fjalët: “Me nder për të kaluarën, me shpresë për të ardhmën! BASHKË. PËRPARA.”
Ky reagim i Besim Hasanit është pritur me mbështetje nga përkrahës të shumtë të PDK-së, të cilët ndajnë bindjen se figura e Presidentit Thaçi mbetet pjesë e pandashme e historisë së lirisë së Kosovës.
Postimi i plotë:










