Christopher Hill, ish-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një intervistë për “Euronews Albania” ka folur edhe për kryetarin e Vetëvnedosjes, ish-kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, të cilin e vlerësoi për kontribues në perceptimin se “Kosova nuk po punon me ShBA-në” dhe se ai, duhet të shohë edhe si i kupton “pala tjetër” gjërat.
“Z. Kurti duhet të bëjë një punë më të mirë në të dëgjuarit dhe të kuptuarit se si ana tjetër i sheh gjërat”, ka thënë Hill.
“Aktualisht Është një perceptim që Kosova s’është duke punuar me ne dhe se është shumë e vështirë për të ndryshuar një perceptim të tillë kur ai ekziston”, ka thënë tutje Hill.
“Mendoj se ka mungesë besimi, ka mungesë të modeleve të bashkëpunimit dhe ka mungesë të të kuptuarit se cili është problemi. Kryeministri Kurti nuk ka menduar se populli serb do të ketë një agjendë komplet të vetën, në mënyrë që të largohen komplet nga Kosova dhe të ndryshojnë kufijtë ndërkombëtar, ose çka ne nënkuptojmë si kufij ndërkombëtar. Mendoj se ka mungesë besimi aty”.
“Duhet të ketë përpjekje më serioze që Kosova të merret me këtë çështje, s’mund të presin nga shtetet e tjera që të menaxhojnë problemet e tyre. Ata donin të ishin të pavarur dhe duhet të vuajnë pasojat e të qenit të pavarur dhe pasojë e kësaj është që të mos shkohsh tek vendet e tjera e t’iu thuash që ne duam ta shtoni presionin dhe të vendosni sanksione palëve të tjera”, ka potencuar Hill








