Deklarohet Abdixhiku: Do të thërras Kuvendin e LDK-së – befason Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare, duke pranuar se rezultati i LDK-së “nuk është ai që kemi pritur” dhe se “nuk është ai që unë si kryetar kam dëshiruar të shoh ndonjëherë”.

Në deklarimin e tij, Abdixhiku theksoi se vendimi i qytetarëve duhet respektuar. “Kur populli e jep verdiktin e vet, ne duhet patjetër ta respektojmë. Ky është verdikti qytetar dhe para këtij verdikti përulemi të gjithë, sepse kështu funksionon demokracia”, u shpreh ai.

Ai tha se shpreson që LDK t’i ketë përfaqësuar mbështetësit e saj “me dinjitet”, duke nënvizuar se do të ndërmarrë hapa të menjëhershëm brenda partisë për të analizuar rezultatin dhe vendimmarrjen e mëtejshme.

“Për këtë arsye do të thërras menjëherë Kuvendin e LDK-së dhe para tij do t’i shpalosim e shqyrtojmë të gjitha çështjet, përfshirë edhe përgjegjësinë time si kryetar i kësaj shtëpie të demokracisë”, deklaroi Abdixhiku.