Dëshmia e Murselit në gjykatë: S’pati marrëveshje për vrasjen e Liridonës

Naim Murseli, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, ka deklaruar sot para trupit gjykues se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për ta vrarë atë.

“Nuk ka marrëveshje për me vra Liridonën”, tha Murseli. .

Para trupit gjykues, ai deklaroi po ashtu se gjatë gjithë viteve të martesës kishte pasur një marrëdhënie të mirë me Liridonën dhe se, sipas tij, tashmë e ndjera nuk ishte ankuar asnjëherë për raportin e tyre.

“Me Liridonën emi fejuar në vitin 2010 dhe jemi martuar më 11 dhjetor 2011, që i bie kom pasë 12 vite martesë me Liridonën dhe si rezultat i asaj martese kemi dy fëmijë, dhe marrëdhënia ime me Liridonën ka qenë shumë e mirë, e lumtur. Liridona ka qenë një grua e mrekullueshme, një nënë e përkushtuar dhe një bashkëshorte e devotshme. Ne kemi jetuar në Suedi ku Liridona pas 3 vitesh qëndrim, është bërë edhe shtetase suedeze, pra si pasojë e martesës sonë”.