Gjesti thyen rekorde me këngën e re

Rikthimi i artistit nuk mund të ishte më i fuqishëm se kaq.
Vetëm 24 orë pas publikimit, projekti “Memories” ka hyrë zyrtarisht në “Trending Worldwide” duke u pozicionuar në vendin e 11-të në botë – një arritje e rrallë për tregun tonë.
Balada e ndjerë ka “blinduar” vendin e parë në 5 shtete (Gjermani, Zvicër, Austri, Shqipëri dhe Maqedoni) dhe ka depërtuar në Top 10 në shtete si Franca e Italia. Duket se publiku e ka ndjerë thellë emocionin e këtij dedikimi, duke i dhënë Gjestit një mbështetje masive globale. /Prive By Liberta Spahiu










