Haki Morina i përgjigjet Emin Ilazit: “Ti s’ke drejtë morale t’i mbash ligjërata patriotike Nasim Haradinajt”

Veprimtari politik dhe ish-i burgosuri politik, Haki Morina, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Emin Ilazit për Nasim Haradinajn, duke e akuzuar këtë të fundit se po tenton të manipulojë opinionin publik me sulme të pabazuara.
Në reagimin e tij publik, Morina ka thënë se Emin Ilazi nuk ka të drejtë morale të flasë për Nasim Haradinajn, një njeri që, sipas tij, ka sakrifikuar gjithçka për lirinë e Kosovës.
“Emin Ilazi, ti s’ke drejtë morale të flasësh për Nasim Haradinaj dhe t’i japësh ligjërata patriotike atij. Kur është hangër nga një kokërr, me gjithë familje ai është ndjekur, persekutuar e dënuar. Pra ka sakrifikuar gjithçka për ta çliruar tokën e Kosovës nga pushtimi i huaj, e jo për ta shitur, siç mundohesh të manipulosh ti”, – ka shkruar Morina.
Ai më tej ka pyetur publikisht se ku ka qenë Emin Ilazi dhe familja e tij gjatë kohës së luftës, duke nënvizuar se vetëm ata që kanë sakrifikuar për lirinë e vendit mund të flasin për moral dhe atdhedashuri.
“Ku ke qenë ti dhe familje jote në atë kohë? Nëse ka drejtë dikush të merret me pasurimin e tij, është prokuroria. Pse nuk merret prokuroria me të? Nuk merret, sepse Nasim Haradinaj nuk e ka shkelë asnjë ligj”, – përfundon reagimi i Morinës.
Ky reagim vjen pas komenteve të fundit të Emin Ilazit lidhur me pasurinë dhe qëndrimet publike të Nasim Haradinajt, ish-nënkryetar i OVL-UÇK-së, i cili pas kthimit nga Gjykata Speciale është bërë sërish figurë e përfolur në opinionin politik të Kosovës.
Postimi i plotë nga Haki Morina:
Lexo edhe: E FUNDIT: Mbi 50 komisionerë të shoqëruar për manipulim me vota – në Gjakovë, Malishevë dhe më gjerë










