“I pafytyrë”, shpërthen DJ Gimbo ndaj Rogertit, pasi përmend vëllain e vdekur të Gjestit

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” është ndezur një nga situatat më të tensionuara të këtij edicioni mes dy banorëve, Rogertit dhe DJ Gimbos.

Banori Rogerti ka provokuar DJ Gimbon duke përmendur një temë jashtëzakonisht të ndjeshme — vëllain e ndjerë të artistit të njohur Gjesti.

Gjatë një bisede të zakonshme në oborrin e shtëpisë, Rogerti bëri një koment që lidhej me tragjedinë që familja e Gjestit ka përjetuar vitin e kaluar, shkruan Teleshkronja Post.

Fjalia e tij, e cila u perceptua si provokuese, duket se preku thellë DJ Gimbon, i cili reagoi menjëherë dhe me ton të ashpër, duke i kërkuar Rogertit ta ndalonte menjëherë bisedën.

“O i pafytyrë, o maniak, selak, qysh mundesh me permend, mos e përmend,” u dëgjua të thoshte DJ Gimbo, i cili vazhdoi debatin në përshkallëzimin e situatës.

Momenti u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, ku ndjekësit e programit kanë shpërndarë pamjet dhe kanë shprehur reagime të ndryshme.

Një pjesë e publikut e ka dënuar ashpër veprimin e Rogertit, duke e cilësuar si mungesë respekti dhe ndjeshmërie, ndërsa disa të tjerë e kanë parë si pjesë të strategjisë së tij për të krijuar tension dhe për të fituar vëmendje brenda shtëpisë.

Ndiqni videon: