Kandidati i PDK-së për deputet thotë se nuk e votoi vetën, e jep një arsye

Kandidati i PDK-së për deputet, Qëndrim Kryeziu, në një deklaratë të pazakonshme tha se nuk e ka votuar vetën kur doli për të votuar.

Ai tha se ua kishte dhënë fjalën 10 kandidatëve të tjerë bashkëpartiakë dhe se iu desh ta mbante atë.

“S’jom mësu me votu vetën edhe s’e votova. I votova 10 kandidatët që iu kam premtuar se do t’ia qes votën edhe shpresoj që kanë me ma qitë edhe ata mu qysh më kanë thënë”, tha Kryeziu.

Ai tha se është i lumtur me mbështetjen që mori që në këtë fushatë zgjedhore