Kosova në Bordin e Paqes të Trump “hap i rëndësishëm për riparim të marrëdhënieve me ShBA-në”

Republika e Kosovë para disa ditësh u bë antare themeluese e Bordit të Paqes, e udhëhequr nga SHBA-ja dhe me iniciativen e Presidentit Donald Trump.

Anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes të Donald Trump, profesori në “John Hopkins University”, Edward Joseph, e sheh për mundësi të rikthimit të marrëdhënieve Kosovë – ShBA.

Kjo në kontekstin e shkëputjes së Dialogut Strategjik që Departamenti amerikan i Shtetit lajmëroi kundrejt Kosovës duke iu referuar shqetësmeve të politikave të Qeverisë së Kosovës.

“Kosova duhet të bëjë çmos për të ndërtuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe të riparojë çdo dëm nga pezullimi i shtatorit. Dhe anëtarësimi në Bordin e Paqes të Trumpit është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim”, tha ai për “Kallxo.com”