Ky është i arrestuari nga Istogu që u kap në një motel me një të mitur

Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Istogut.

Sipas mediumit Indeksonline mësojnë se është arrestuar një 54-vjeçar pasi që ai dyshohet se është kapur në një motel me një vajzë të moshës së mitur (12- vjeçare).

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Tom Prekaj nga Gurrakoci. Rasti mësohet se ka ndodhur në një motel në fshatin Dubravë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në vazhdim do ju mbajmë të informuar për rastin./TeleshkronjaPost/