Lim Hoti largohet sot nga shtëpia ?

Ka vetëm pak javë që Lim Hoti u bë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, por prania e tij mjaftoi për të përmbysur dinamikën e lojës dhe për të ndezur debat të fortë publik.
Që në ditët e para, Lim Hoti konfirmoi se ishte ndarë prej muajsh me Alba dhe se mes tyre “nuk kishte më asgjë”.
Deklarata u shoqërua menjëherë me nisjen e një raporti të ri me Dolce, i cili u shfaq hapur në ekran përmes skenave intime, duke e kthyer atë në një nga historitë më të komentuara të edicionit. Por kthesat nuk u ndalën aty.
Të premten, Lim i dha fund njohjes me Dolcen, ndërsa mbrëmjen e djeshme u rikthye pranë Albës, duke sinjalizuar vazhdimin e lidhjes së vjetër — një lëvizje që u prit me reagime të forta dhe akuza për “toksicitet” nga publiku.
Lexo: Publikohen pamje| Me ‘privat jet’, Sami Lushtaku në Afrikë i shoqëruar nga biznesmenë
Sipas disa raportimeve, kjo histori mund të mos vazhdojë më në ekran. Thuhet se Lim Hoti pritet të lërë garën sot, në mënyrë vullnetare, duke e mbyllur papritur një kapitull që prodhoi tension, emocione dhe polemika të shumta.
Mbetet të shihet nëse largimi i tij do të konfirmohet zyrtarisht dhe, nëse po, çfarë ndikimi do të ketë ky vendim te Alba dhe te rrjedha e mëtejshme e lojës brenda shtëpisë.










