Lirim Mehmetaj: “Gabova, prona e Albin Kurtit në Osllo nuk po kushtojke 400 mijë euro”

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka pranuar se ka bërë një gabim gjatë paraqitjes së tij në emisionin Debat Plus mbrëmjen e kaluar.

Ai përmes një reagimi publik ka kërkuar falje duke ironizuar, dhe sqaroi se deklarata e tij lidhur me pronën e kryeministrit Albin Kurti në Norvegji nuk ka qenë e saktë.

“Mbrëmë në Debat Plus kam thënë se prona e Albin Kurtit në Oslo vlen rreth 400 mijë euro. Kjo është e pavërtetë. Prona e tij po kushtojke afërsisht 3 milionë euro. M’em fale a,” ka shkruar Mehmetaj.

Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku një pjesë e komentuesve e kanë vlerësuar qasjen kritike të Mehmetajt për korrigjimin publik të “gabimit”, ndërsa të tjerë kanë kërkuar më shumë sqarime rreth vetë pronës që përmendet.

Rasti ka rikthyer në vëmendje debatin e gjerë publik për pasurinë e zyrtarëve të lartë të shtetit dhe transparencën e tyre ndaj qytetarëve.

Emisioni Debat Plus shpesh ka qenë arenë e diskutimeve të nxehta politike, dhe kjo deklaratë e Mehmetajt pritet të jetë ndër më të komentuarat e ditëve të fundit.

Postimi origjinal nga Lirim Mehmetaj në Facebook: