Lisat Serbe nga sot do të rikthej pushtetit në komunat veriore të Kosovës.
Kjo pasi sot është paraparë mbajtja e seancave konstituive në katër komunat në veri të Kosovës: Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Në këto seanca kryetarët e rinj nga Lista Serbe do të betohen para kuvendeve komunave dhe do të fillojnë qeverisjen.
Këto komuna me shumicë serbe janë udhëhequr nga kryetarë shqiptarë që nga maji i viti 2023.
Kjo kishte ndodhur pasi Lista Serbe kishin dhënë dorëheqjen në nëntor të vitit 2022 si pjesë e largimit kolektiv të serbëve nga institucionet.
Largimi i serbëve të veriut nga institucionet lokale ishte si pasoj e disa vendimeve të Qeverisë së Kosovës, të cilat ishin kundërshtuar dhe nga bashkësia ndërkombëtare.








