Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të qartë synimin për të arritur mbi 20 mijë vota për Partinë Demokratike në komunën e Drenasit.
Në një reagim në Facebook, Lladrovci theksoi se angazhimi i tij për PDK-në dhe kandidatin Bedri Hamza mbetet i njëjtë si në 9 shkurt, madje “më i fortë se kurrë”, duke premtuar mobilizim maksimal në terren.
Postimi:
U takuam sërish në selinë e fitoreve të vazhdueshme, me Kryesinë dhe Shtabin e fitores, të komunës së shtatë të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ashtu siç me mish e me shpirt u angazhuam për çdo votë, për PDK-në dhe Bedri Hamzën më 9 Shkurt, edhe më fuqishëm do të jemi të përkushtuar për votë më 28 Dhjetor, me synim të tejkalimit të 20 mijë votave.
Fitorja i ka hije bastionit, besa edhe fitores ia kemi marrë dorën. Do të vazhdojë me fitore si në zgjedhje lokale edhe ato qendrore, vazhdojmë!
Të bashkuar, të fituar!








