Nderohet jeta dhe vepra e Gjeneralit Shaban Shala në 14-vjetorin e kalimit në amshim

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i AAK-së së bashku me familjarë, personalitete atdhetare e politike, bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë, kanë nderuar Gjeneralin Shaban Shala.
Në përvjetorin e katërmbëdhjetë të kalimit të tij në amshim, nderimet u bënë pranë Memorialit, ku u vendosën buqeta me lule në shenjë respekti dhe mirënjohjeje.
Lladrovci theksoi se jeta dhe vepra e Gjeneralit Shaban Shala përbëjnë një trashëgimi të çmuar për familjen Shala, për Drenasin dhe për mbarë kombin.
Ai kujtoi rolin e tij si dalëzotës i orëve të para dhe përkushtimin e pandërprerë ndaj idealit të lirisë, çlirimit dhe ndërtimit të Kosovës.
“Kujtimi për të do të jetë i përjetshëm. Lavdi jetës dhe veprës së Gjeneralit Shaban Shala”, u shpreh Kryetari i Drenasit.
Postimi i plotë i Ramzi Lladrovcit:










