Perparim Rama: Kush hyn me veturë do ta paguajë 1 euro nëse nuk janë të Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në një intervistë për RTV21 ka folur për projektet dhe ndryshimet që pritet të bëhen në kryeqytet gjatë vitit 2026.
Ai theksoi se Komuna po shqyrton masa të reja për menaxhimin e trafikut dhe qarkullimit të automjeteve, përfshirë edhe vendosjen e një pagese për hyrjen në qytet.
“Kush hyn me veturë në Prishtinë do ta paguajë 1 euro.”
“Kush hyn me veturë në Prishtinë do ta paguajë 1 euro. Tash i kemi në përfundim këto ditë edhe emërimin, edhe finalizimin e projektit për unazën e brendshme. Jemi duke analizuar edhe mundësinë për një taksë për të gjitha automjetet që nuk janë të Prishtinës, pra për makinat që vijnë nga jashtë dhe hyjnë në Prishtinë.”, tha ndër tjera Rama.
Përndryshe Përparim Rama fitoi edhe një mandat të ri në zgjedhjet lokale 2025 në balotazh duke mposhtur Hajrullah Cekun nga VV-ja./TeleshkronjaPost/










