Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi: Biseduam për çështje me interes të ndërsjellë

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Libi, me ftesë të Gjeneralit Feldmarshall Khalifa Belkasem Hifter. 

Gjatë kësaj vizite, Lushtaku ka realizuar disa takime të rëndësishme, ku janë diskutuar çështje me interes të ndërsjellë, duke u theksuar rëndësia e bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe forcimit të urave të komunikimit ndërmjet palëve.

Ai ka shprehur falënderimin e tij për Gjeneralin Hifter për organizimin si dhe për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore gjatë qëndrimit të tij në Libi.

Lexo edhe: Publikohen pamje| Me ‘privat jet’, Sami Lushtaku në Afrikë i shoqëruar nga biznesmenë

Sipas Lushtakut, mikpritja dhe respekti i treguar janë dëshmi e vullnetit për marrëdhënie të mira dhe për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.