Sot vendos LDK-ja për kryetarin

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të mbajë Kuvendin, ku pritet të merret një vendim i rëndësishëm për drejtimin e partisë. Kryetari aktual, Lumir Abdixhiku, pritet të kërkojë votëbesimin e delegatëve, pas rezultatit të dobët që LDK-ja mori në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Punimet e Kuvendit do të nisin në orën 12:00, ku delegatët nga gjitha degët e LDK-së, do vendosin për drejtusin e saj, shkruan Teleshkronja Post.

Abdixhiku kishte bërë të ditur më herët se do të ofrojë dorëheqjen nga posti i kryetarit, gjatë një konference për media të mbajtur pas takimit me nënkryetarët e partisë.

Ai kishte theksuar se, në rast se Kuvendi i LDK-së nuk e pranon dorëheqjen e tij, atëherë do të jetë i detyruar të vazhdojë ushtrimin e funksionit të kryetarit.

Ndërkohë, nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti, ka njoftuar publikisht se do të kandidojë për drejtimin e partisë. Ai ka bërë të ditur se, pas dorëheqjes së Abdixhikut, do të kërkojë mbështetjen e delegatëve për ta marrë drejtimin e LDK-së në Kuvendin e sotëm.

“Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju njoftoj se në mbledhjen e Kuvendit të LDK-së të datës 31 janar 2026 do të kërkoj besimin tuaj për t’i prirë Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka deklaruar Hoti në njoftimin e tij për kandidaturë në Facebook.

TeleshkronjaPost.net do ju mbajë të informuar vazhdimisht rreth ngjarjes.


<!–- /stk-start:posts/template –-><!–- /stk-end:post/template –->