Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Situata nisi teksa Kristi dhe Brikena po diskutonin për ndarjen e buxhetit të shtëpisë. Në bisedë ndërhyri Juela, e cila kërkoi makinën llogaritëse për të bërë llogaritjet e saj personale. Kërkesa e saj nuk u pranua nga Brikena, çka solli përplasje verbale mes tyre.
Në debat u përfshi edhe Rogerti, i cili mbështeti Juelën dhe i mori nga dora Kristit fletën ku po përllogaritej buxheti. Ky veprim tensionoi situatën, pasi Kristi, që mban rolin e liderit të shtëpisë, reagoi duke i hedhur ujë Rogertit.
Pas incidentit, Rogerti u shpreh se kishte shqetësim në vesh, ndërsa Kristi deklaroi se nuk pranonte që t’i merrej fleta nga dora.










